lajme

Këkohej nga Interpol Roma, arrestohet 33 vjeçari nga Petrusha e Pogrodecit

Pogradec

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!