
Qyteti Liqenor prej 3 ditësh është zbardhur nga dëbora, ku ka sjell atë pikturën e munguar, një liqen i trazuar dhe zgalemat të cilët luajnë me dallgët e liqenit.
Edhe pse me temperatura të ulta, përsëri vizitorët vendas por edhe të huaj i janë drejtuar Juglindjes për të kaluar fundjavën nën petkun e dëborës dhe kjo vihet re edhe nga numri i lartë i automjeteve të cilat kanë hyrë në qytetin e Pogradecit e për t’iu drejtuar më pas pikave turistike të këtij qyteti.
Por të shumta kanë qënë edhe ato automjete të cilat i janë drejtuar qytetit të Korçës, aty ku dëbora është në shtëpin e vet dhe mundësit për të shijuar dëborën janë akoma më të mëdha.
Trafiku i cili është parë këtë të shtunë në Pogradec, i ngjante ati trafiku të një fundviti, ku dyndjet ishin të larta dhe numri i lartë i automjeteve binte shumë në sy.
Duhet theksuar se për turistat vendas apo edhe të huaj Pogradeci dhe Korça mbeten një nga destinacionet e tyre të preferuara dhe ditët e zymta të pandemisë arrijnë ti bëjnë të bukura në këto dy qytete.