Arrestohen 14 persona mes të cilëve policë dhe doganierë!

14 persona, mes të cilëve dhe police e doganierë, u arrestuan këtë të enjte në dy aksione të ndryshme të zhvilluara kundër kontrabandës së mallrave.
Operacioni i parë u ndërmor në aksin rrugor Rinas-Kashar ku u ndaluan pesë tregtarë, ata u kapën duke transportuar një sasi mallrash për të cilët nuk kishin paguar detyrimet doganore.
Në pranga përfunduan po ashtu dhe katër punonjës të aeroportit të Rinasit ku sipas policisë, https://www.youtube.com/watch?v=gMDCp-JvvBkdoganierët kishin mundësuar kalimin e mallrave kontrabandë në pikat e kontrollit.
Gjatë operacionit u sekuestruan një sasi e konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, aparate celularë si dhe tre automjete.
Ndërkohë në doganën e Goricës në Korçë, u arrestuan pesë persona, nga këta dy me detyrë punonjës policie, dhe dy doganierë.
Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme pas informacioneve të marra në rrugë operative se punonjësit e pikës kufitare kishin lejuar kalimin e mallrave pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Dy policët dhe dy doganierët akuzohen për shpërdorim detyre.