Aktualitet

Nis dëmshpërblimi për të dëmtuarit nga tërmeti i 1 Qershorit të vitit 2019

Prej disa ditësh Posta Shqiptare në të gjitha filialet e saj në Qarkun e Korçës ka nisur shpërndarjen e dëmshpërblimeve për të dëmtuarit nga tërmeti i 1 Qershorit të vitit 2019.

Pjesa më e madhe e fondeve janë akorduar nga ana e qeverisë shqiptare duke u kryer shpërndarja nëpërmjet postës, ndërkohë që pritet të ketë edhe një listë të dytë, kryesisht për një pjesë të të dëmtuarve nga Korça, të cilët së shpejti do të marrin këstin përfundimtar të dëmshpërblimit të caktuar për dëmet e pësuara nga tërmeti në banesat e tyre.

Anduena Fejzulla, Kryetare e Postës Qendër Filiali Korçë tregon se në Bashkinë e Kolonjës janë shpërndarë gati 90% e dëmshpërblimeve, në Bashkinë Pogradec dhe Maliq janë shpërndarë 100% e dëmshpërblimeve pasi edhe të dëmtuarit ishin të paktë, ndërsa në Bashkinë e Devollit janë shpërndarë gati 80% e dëmshpërblimeve. Aktualisht shpërndarja është duke vijuar në Bashkinë e Korçës:


Në të gjithë Qarkun e Korçës janë 553 familje të cilat përfitojnë dëmshpërblim për dëmet e pësuara nga tërmeti i 1 Qershorit 2019, pagesa të cilat janë duke i marrë këto ditë 1 vit e gjysmë pas ngjarjes së rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!