Bota

Merkel sheh më shumë mundësi për bashkëpunim me Presidentin Biden

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se sheh më shumë mundësi për marrëveshje me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden sesa me administratën e mëparshme, por ajo gjithashtu vazhdon të besojë se Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbështeten në ndihmën e SHBA-së aq shumë sa në të kaluarën.

Duke folur para gazetarëve në Berlin, Merkel tha se thjesht duke parë urdhrat ekzekutivë që zoti Biden nënshkroi të mërkurën pasi bëri betimin, ajo e kupton se “ka më shumë hapësirë për marrëveshje me zotin Biden”.

Ajo përmendi vendimin e Presidentit Biden për të qëndruar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, rihyrjen në marrëveshjen e klimës së Parisit dhe pikëpamjet e tij mbi imigracionin si drejtime ku Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania mund të punojnë së bashku. Por ajo shtoi se është plotësisht e vetëdijshme se nuk mund të presë që të bjerë dakord politikisht për gjithçka me presidentin e ri amerikan.

Kancelarja Merkel, e cila kishte në rastin më të mirë, një marrëdhënie të tensionuar me ish-Presidentin amerikan Donald Trump, tha se ajo arriti të kuptojë gjatë mandatit të tij se Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbështeten aq shumë në Shtetet e Bashkuara në aspektin diplomatik dhe ushtarak. Ajo tha të enjten se vazhdon të ketë këtë mendim.

“Por lajmi i mirë është që ne në Gjermani jemi gati dhe Bashkimi Evropian po ashtu. Dhe në përgjithësi, bashkëpunimi tani përsëri mbështeter tek parimet e përbashkëta”, shtoi ajo.

/VOA/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!