Aktualitet

Monitorim për individët e prekur nga Covid-19, ndërkohë rezultojnë 83 raste pozitive!

Vijon monitorimi i individëve të prekur me Covid-19, një monitorim të cilin Televizioni Sot7 e ka kryer javë pas jave, raste këto të cilat janë që prej fillimit të pandemisë e deri në ditën që po flasim.


Në javën që lam pas numri i të prekurëve kishte shkuar drejtë uljes me 68 individë pozitiv, ndërkohë këtë javë numri është rritur përsëri duke bërë që të arrij në 83 raste pozitive dhe këtë na e bëjnë me dije burimet zyrtare pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec, ndërkohë janë 0 individë të hospitalizuar, 1 asimptomatik, 52 kontakte, 135 të izoluar dhe 0 të shëruar.


Nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec janë marrë 39 teste të shpejta, referime këto nga Mjeku i familjes dhe kontakte, ku nga këto 39 teste kanë rezultuar 3 persona pozitiv.


Ndërkohë vazhdon bashkëpunimi me Policinë e Shtetit për personat e vetkarantinuar, vijon komunikimi me Mjekët e Familjes për monitorimin e personave aktivë dhe kontakteve, gjithashtu vijon Hetimi Epidemiologjik në terren për gjurmimin e kontakteve të tjera dhe se kjo njësi vijon të jet në monitorim të situatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!