Aktualitet

Linjat e Transportit Publik, abuzojnë me çmimin e biletave

Transporti Publik në kohën e mbërritjes së pandemisë ka ndalur së funksionuari për një periudh 2 mujore, por me rikthimin e tyre në punë, çdo drejtues i mjetit ka rritur çmimin e biletës, jo vetëm fugonat rrethqytetas por edhe ata me linjat e tjera dhe më problematike për banorët është linja e transportit në Njësin Administrative të Velçanit, ku drejtuesit e mjeteve kanë rritur çmimin dhe nuk respektojnë as masat e Covid-19, por janë të tej mbushur.


Çmimi i biletës është njëjtë edhe për fëmijët duke nisur nga mosha 8 vjeç e lartë, paguajnë të njëjtën bilet me moshën madhore.


Ndërkohë Televizioni Sot7 ka qënë pranë stacionit të qëndrimit të kësaj linje dhe banorët në vështirësi për tu prononcuar përpara kamerave kanë shprehur shqetësimin se nuk është i përballueshëm, atyre i’u duhet të udhëtojnë shpesh nga Velçani drejt Pogradecit, për arsye se ai vend nuk u ofron të gjitha kushtet dhe janë të detyruar të paguajnë një bilet e cila kap vlerën 400-500 lekë të rinjë.


Ndërkohë asnjë nga drejtuesit e kësaj linje nuk është pronocuar duke pohuar jashtë kamerave se ky është mjet personal dhe nuk detyrojnë askënd për të udhëtuar me këtë linj, por banorët të detyruar se nuk kanë kushte të tjera udhëtojnë dhe paguajnë një bilet e cila nuk është e volitshme.

Nga ana tjetër asnjë nga instancat përkatëse nuk mban përgjegjësi për këto linja transporti duke e kaluar stafetën nga njëri tek tjetri dhe këta drejtues të kësaj linje janë të lirë dhe nuk kontrrollohen nga askush.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!