Pogradec/ Aksident me pasojë vdekje

Pogradec: Një aksident i rëndë është regjistruar mbrqmjen e kësaj të djele në aksin nacional Pogradec-Korcë,në afërsi të fshatit Bucimas.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht mësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.
Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendngjarja, por mesohet te jete arrestuar ne aksin Pogradec-Korce
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.