EkonomilajmeRajoni

Më mirë në Pogradec… Ohër, turistët thërrasin policinë kur shikojnë faturën

Me sa duket, nuk është vetëm jugu i Shqipërisë skandaloz në lidhje me faturat dhe çmimet e larta që u vijnë pushuesve.

Një grup turistësh kanë vënë duart në kokë pasi kanë parë faturën që u ka ardhur.

Ata kanë qenë duke ngrënë darkë në Ohër. Gjithçka shkoi më së miri, deri sa u erdhi fatura.

Mbi 50,000 denarë apo 833 euro ishte totali, që i la të shokuar turistët.

Këta të fundit refuzuan të pagonin shumën marramendëse dhe nisën të konfliktoheshin me kamarierët dhe menaxherët e restorantit.

Pas zënkës, e cila nuk po merrte zgjidhje, turistët telefonuan policinë.

Pas një ore debat, ata paguan plotë 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
error: Content is protected !!