AktualitetEkonomilajmePolitika

Maliq/ Situata e rënduar në zonat malore

Vazhdon të jetë e rëndë situata në juglindje të vendit pas reshjeve të borës dhe temperaturave deri në minus 18 gradë.

Më e rendë është situata në fshatrat e thellë të njësive administrative. Vetëm në dy njësi administrative të Bashkisë Maliq shtatë fshatra për shkak të trashësisë së borës janë të izoluara.

Pjesa tjetër e 81 fshatrave të kësaj bashkie kanë komunikim normal. Për të përballuar situatën Bashkia ka patur në punë një borëpastruese dhe 7 fadroma dhe mjete të marra me qira nga subjekte private.

Kryetari i bashkisë Gëzim Topcciu pranon se situata të tilla kërkojnë më shumë mjete edhe për shkak të shtrirjes malore që ka kjo Bashki.

Për këtë ai thotë se buxheti për emergjencat duhet të jete shumë më i madh nga vetë Bashkitë por edhe  nga qeveria.

Fondi 4% i buxhetit të Bashkive nuk miratohet edhe nga Bashki të tjera të qarkut të Korccës duke mos plotësuar kështu buxhetin e duhur për emergjencat civile.

Institucioni i Prefektit i ka kërkuar vazhdimisht Bashkive miratimin e 4% për emergjencat nga buxheti.

Kjo situatë ka treguar se Bashkitë duhet të ndryshojnë politikat financiare përsa i përket emergjencave civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!