Administrata lokale me pushime, mbetjet pushtojne fshatrat e Pogradecit.
Teksa ditet e fundit temperaturat i kane kaluar 35 grade, duket se te gjithe i jane drejtuar plazhit, madje edhe punonjesit e administrates se Bashkise Pogradec. Kjo vihet re ne pergjithesi ne mumgesen e sherbimeve bazike ne qytet e fshatra, por ne keto te fundit edhe me teper. Fshatrat kryesisht ne njesine Buçimas e Udenisht jane pushtuar nga mbetjet urbane te cilat nuk pastrohen prej javesh nga puntoret.

Shkaku mbetet i paqarte, neglizhence apo mungese fondesh! Por nje gje eshte e sigurt, rreziku per semundje apo epidemi eshte 5 fishuar ne keto dite. Ne redaksine e Tv Sot7 kane mberritur dhjetra denoncime nga banore te fshatrave te cilet denoncojne faktin se mbetjet nuk pastrohen. E per me teper mbajme nje ere te rende si pasoje e ekspozimit ne diell dhe temperatura te larta.

Me e keqja eshte se keto pirgje plehrash jane ne rruge e sheshe kryesore duke e bere situaten sa dramatike aq edhe te shemtuar. Banoret shkojne me tej kur thone se ankesa te tilla i kane nisur edhe prane pushtetit lokal apo njesive por nuk ka asnje reagim. Sot7 u interesua per problemin dhe na u kominikua se kjo ka ardhur si shkak i shtimit te banoreve qe kane ardhur per sezon verorshkak dhe per pasoje ka edhe sasi me te medha mbetjesh nga konsumi me i madh te ushqimeve, ndersa njesite pohojne se pastrimi eshte kryer sipas grafikut perkates, por ne fakt fotot flasin te kunderten.

Ne levizje eshte vene edhe Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Pogradec, e cila merret me kryerjen e analizave. Nga kjo agjensi na u komunikua se nga neser do te nisin inspektimet ne zonat e nxehta te denoncuara dhe do te nxirren edhe detyrat qe duhet te beje bashkia, pasi rreziku per epidemi eshte i larte.

Nje situate e tille nuk e nderon aspak administraten ne ikje te bashkise, e cila duket se ne ditet e fundit te saj ka nisur ti beje bisht punes dhe kryerjes se sherbimeve per te cilat banoret paguajne. Nga ana tjeter duket se edhe kryetari ne ikje Eduard Kapri, nuk eshte duke iu kerkuar shume llogari vartesve te tij ne kete drejtim, referuar faktit qe te premten e dates 16 Gusht duhet te dorezoje mamdatin tek Ilir Xhakolli. Por pertej asaj se kush iken e kush vjen, qytetaret duan sherbime mungesa e te cilave nuk nderon as bashkine, njesite apo edhe vete Pogradecin.