Aktualitetlajme

Informacion nga dogana e qarkut

Më shumë se 3000 shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës gjatë 24 orëve të fundit.

Vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi jonë drejt vendit fqinj 1678 shtetas.

Ky numër vazhdon të jetë i lartë pasi shqiptarët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë.

Por gjatë 24 orëve të fundit gjithnjë sipas të njëjtave burime nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 1427 shtetas të huaj dhe shqiptarë.


Për të përballuar fluksin me hyrje dalje nga kjo pikë e kalimit kufitar pala shqiptare punon me 5 sportele.


Gjatë 24 orëve të fundit fluksi i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është i ulët konkretisht kanë hyrë drejt Shqipërisë 197 shtetas dhe 113 mjete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!