Aktualitetlajme

20 ndriçues në fshatin Vreshtas

Pas një defekti teknik i cili ka djegur rreth 20 ndriçues publikë në fshatin Vreshtas, bashkia e Maliqit ka nisur zëvendësimin e tyre në mënyrë që banorët të mos kenë probleme gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor kryesor të fshatit.

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se një defekt i tillë mund të ketë ndodhur edhe për shkak të një shkarkese elektrike, por një gjë e tillë ende nuk është vertetuar.


Zëvendësimi i ndriçuesve publikë në rrugën kryesore të fshatit Vreshtas pritet të përfundojë brenda pak ditësh dhe banorët do të kenë mundësi të qarkullojnë normalisht edhe gjatë natës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!