Aktualitetlajme

Pogradec: Tri godinat fantazmë

Buzë liqenit të Pogradecit ndodhen të braktisura Turizmi i vjetër dhe Oktapodi, dy godinat që dikur kanë qënë të gjallëruara nga zhurma e banorëve dhe turistëve.


Tashmë ato shërbejnë si vend strehimi për qentë endacakë, përdoruesit e lëndëve narkotike ose si vendgrumbullime mbeturinash.


Dikur keto godina hijerënda i jepnin një pamjë të jashtzakonëshme qytetit, ndërsa sot, ato prishin imazhin e qytetit turistik.


Ndërkaq në hyrje të Pogradecit nga Tirana, është një tjetër godinë e lenë në harresë. Edhe ajo e katandisur si mos më keq!

Te trija këto godina, tashmë janë kthyer në ndërtesa fantazëm. Për shkak të amortizimit ekstrem këto godina momentalisht rrezikojnë të shemben.

Deri tani asnjë masë nuk është marrë nga pronarët e tyre të ligjshëm as nga ana e pushtetit vendor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!