Aktualitetlajme

Hyrja e qytetit kantier ndërtimi!

Rifillojnë punimet e ndërprera në hyrje të qytetit të Pogradecit. Theksojmë se prej disa muajsh në rrugën unazë kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e pjesës hyrëse të qytetit.

Ndërkohë mësojmë se pjesë e projektit është edhe rikonstruksioni i lulishtes përballë saj. Ajo tashmë ka marrë një pamjë krejt tjetër për shkak të punimeve që po kryhen aty.


Znj. Monada Dollënga inxhiniere zbatuese e projektit nëpërmjet telefonit tha se do të realizohet ndarja e korsive hyrëse të qytetit me ishuj trafiku, të cilët do të shmangin aksidentet. Do të zgjatet edhe korsia e biçikletave deri në këtë itenerar.

Gjelbërimi i lulishtes së harruar dhe ndriçimi i saj bashkë me stolat çlodhës do rikthejnë banorët në këtë pjesë periferike të Pogradecit.

Banorëve do t’ju riktheht përsëri ky oaz freskie e qetësie, ku ata mund të kalojnë momente relaksuese buzë liqenit të Ohrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!