AktualitetBotalajme

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

Rreth orës 11 e 16 minuta në qytetin e Korçës janë ndjerë lëkundje sizmike.

Burime të siguruara thanë se epiqendra ka qënë në Larisa të Greqisë me intensitet 6.3 ballë, lëkundje të cilat në këtë qytet kanë vijuar me dy goditje të tjera në periferi të Larisës njëra 6.3 dhe tjetra 5.9 ballë.

Të tri këto lëkundje janë ndjerë në pjesën më të madhe të juglindjes së vendit duke shkaktuar panik tek banorët në veçanti tek ata të cilët banojnë në katet e larta të pallateve.

Deri tani zyrtarisht nga ana e prefekturës së qarkut të Korçës nuk raportohen qoftë edhe dëme material. Më të forta goditjet janë ndjerë në zonën e Devollit dhe Kolonjës si dhe në fshatrat buzë vijës kufitare me vëndin fqinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!