AktualitetKulture/Artlajme

Sorina Koti për Mësonjëtoren e Parë Shqipe!

Partia Demokratike dega Korçë ka dalë hapur kundër restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe. Ka qënë Sorina Koti Anëtare Kryesie njëherazi dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit e cila është është shprehur se nëpërmjet ekspozimit modern dhe teknologjisë kjo godinë ka humbur vlerat dhe identitetin e saj.

” Ndërtesa e Mësonjëtores së Parë Shqipe është një simbol i patriotizmit, pëprpjekjeve dhe sakrificave të atdhetarëve për përhapjen e arsimit dhe dijes.


Ajo nuk është vetëm një krenari e korçarëve, por gjithashtu, pjesë e një identiteti kombëtar që ka frymezuar breza të tërë qytetarësh, arsimtarë dhe nxënes brenda dhe jashtë Shqipërisë, në një përpjekje të përgjithshme në afrimin tonë me vlerat evropiane te lirisë, emancipimit dhe zhvillimit.


Restaurimi i fundit inauguruar përpara disa ditësh ka zgjuar një reagim të fortë mos aprovues qytetar.
Teknologjia dhe ekspozimi modern nuk mund te shërbejë për të humbur identitetin e së vjetrës muzeale dhe per ta deformuar atë, por për ta pasuruar dhe sjellë në një format bashkëkohor.


Objektet e ekspozuara në klasat ku dikur për herë të parë lirshëm është folur, mësuar dhe kënduar shqip, nuk kanë emocion dhe nuk të çojnë dot në kujtimet e asaj kohe. Shkujdesja në zhvendosjen e gërmave të gurta dhe lënia e tyre “në baltë”dhe jo në bazamentin kuptim plotë fillestar është mungesë ndjeshmerie jo vetëm karshi punës së artistëve korçare, por një vlerë, imazhi identifikues dhe pasurie shpirtërore të qytetit tonë.


Percudnimi i Mësonjëtores, shkaterrimi i Bibliotekes apo ndërtimi i pakuptimte i kullës, rrezikojnë jo vetëm traditën, por edhe kujtesën historike të qytetit dhe ngjarjet e përbashkëta ku brezat e tërë njerëzish i kanë dhënë jetë dhe famë Korçes sonë.

Pavaresisht nga emërtimi i ftohtë që Ministria i ka vendosur kësaj ndërtese në hyrje të saj, për të gjithë korçarët dhe vizitorët nga gjithë Shqipëria, ajo gjithmonë do të quhet me dashuri dhe gëzim, “Mësonjëtorja e Parë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!