Kulture/Artlajme

Ambientet e bibliotekës “Mitrush Kuteli” frekuentohet nga grupmosha të ndyshme

Ambientet e bibliotekës “Mitrush Kuteli” në qytetin e Pogradecit vazhdojnë të frekuentohen pavarsisht pasionit që kanë të rinjtë dhe femijët për paisjet teknologjike. Ambientet e bibliotekës ishin të mbushura me fëmijë. Të cilët u shprehen se leximi shton më shumë diturinë e tyre.

Specialistja e bibliotekës të sektorit të fëmijëve Klodiana Prifti na bën me dije se kohët e fundit ka dhe një ndërgjegjësim të prindërve të cilët kërkojnë ti afrojnë më tepër fëmijët tek leximi.

Përgjegjësja e bibliotekës Afërdita Duka thekson se pavarsisht teknologjisë digjitale në fillimet e saj të rinjtë ju përkushtuan më shumë mjeteve teknologjike.

Në vitet në vazhdim u vu re një rritje e numrit të lexuesve të cilët filluan ti përkushtoheshin librit. Duke parë se libri jepte më shumë dije dhe ishte më me interes për ta .
Në të njëjtën kohë të rinjtë e grupmoshave të ndryshme frekuentojnë edhe leximin në sallën e bibliotekës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!