lajmeSport

Volejboll: Pogradeci – Skënderbeu 0 – 3

Këtë të diel në qytetin e Pogradecit u zhvillua ndeshja e volejbollit për femra.
Ndeshja u zhvillua në pallatin e sportit, ku skuadra e volejbollit Pogradecar humbet me rezultatin 0-3 ndaj Korçës.

Volejbollistja Paola Gjata e cila tashmë është lojtare e ekipit të Korçës shprehet se nuk është e lehtë të luash ndaj skuadrës në të cilën kë qënë pjesë e saj.

Trajneri Llazi Kërxhalli shprehet se ekipi i Korçës është nje ekip i përgatitur si dhe ndjehet shumë mirë pasi në këtë ekip ka lojtare që ai vet i ka përgatitur dhe që tani janë lojtare të kualifikuara.

Një apel sinsibilizues vjen nga babi i lojtares të ekipit të Korçës i cili thekson se të gjithë prindërit duhet ti përkrahin fëmijët e tyre sepse sporti është gjëja më e bukur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!