lajmeSport

Shtyhet ndeshja Devoll – Maliq

Sfida mes Devollit dhe Maliqit është shtyrë sërisht. E programuar për të dielën që lamë pas, sfida e juglindjes në Kategorinë e Dytë, grupi B, u shty prej rreshjeve të dendura të dëborës, me FSHF që fillimisht caktoi datën 24 mars për zhvillimin e saj.

Duke parë gjendjen e fushës dhe rreshjet e reja që kanë rënë në Devoll, FSHF i ka dhënë kohë klubit vendas duke shtyrë me 24 orë sfidën.

Pra, dueli mes Devollit dhe Maliqit do zhvillohet të enjte në datën 25 mars, duke nisur nga ora 13:30. Ndeshje kjo qe ka rendësi për të ekipet. Për maliqarët kjo ndeshje e fituar i mban në vendin e parë ndersa bilishtarëve takimi i fituar ju jep më tepër siguri për fazen finale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!