lajmeSport

Liqenorët synojnë për kategorinë superiore

Në 6 ndeshjet e fundit të luajtura në kategorinë e parë, Pogradecarët kanë mundur të grumbullojnë 16 pikë, përkatësisht 5 fitore nga të cilat 4 rradhazi dhe 1 barazim shumë të vlefshëm jashtë fushe kundër Egnatias skuadër kjo që kryeson grubin B dhe është pretendentja kryesore për fitimin e kampionatit.


Për më tepër këto fitore kanë rëndësi pasi janë arritur kundër skuadrave pretendente të kategorisë së parë dhe me emër në futbollin shqiptar siç janë Besa, Lushnja, Tomori dhe Flamurtari.
Seria e fitoreve për Liqenorët filloi në “shtëpi” me Besën e më pas erdhi barazimi me Rrogozhinasit për t’u rikthyer edhe një herë tjetër te fitorja në shtëpi me Tomorin një tjetër ekip i fortë dhe një nga rivalët tonë më të mëdhenj në vitet e fundit.


Pas kësaj fitore vijnë edhe 3 të tjera njëra pas tjetrës, ajo në transfertë me Elbasanin me rezultat 1-2, në shtëpi me Lushnjën 3-2 dhe më e rëndësishmja kjo e fundit në transfertë e fituar 0-1 kundër një ekipi të madh si Flamurtari.

Këto fitore e kanë ngjitur Pogradecin në vendin e 3-të në renditje ç’ka tregon edhe moralin e lartë dhe entuziazmin e lojtarëve por edhe klubit.
Tashmë duket qartë se Liqenorët kanë filluar të pretendojnë seriozisht për t’u bërë pjesë e kategorisë së më të mirëve të futbollit shqiptar.


Pesë fitore dhe një barazim në gjashtë javë të luajtura së fundmi tregojnë se skuadra Pogradecare prej shumë javësh po funksionon si ekip dhe shfaqet dukshëm si kandidat serioz për ngjitjen në Superligë.
Ndeshja e radhës luhet në shtëpi në datën 27 mars, ora 13:30 me Turbinën e Cërrikut, skuadër që është në vendin e gjashtë në renditje dhe aktualisht ka 18 pikë shtatë më pak se Pogradeci.

Pas kësaj ndeshje mbyllet faza e dytë dhe fillon e treta ku fillojnë takime të tjera ato të fazës finale ku kampionati ndahet në dy grupe më të vogla.

Nëse ekipi renditet në katër vendet e para atëherë hyn në fazën play-off dhe nga kjo fazë përcaktohet skuadra që kalon direkt në kategorinë superiore. Liqenorët ka gjasa të kerkojnë këtë kategori nga vendi i dytë me një rrugë pak më të gjatë por plotësisht të realizueshme.


Me 16 pikë në 6 ndeshjet e fundit Pogradecaret duhen respektuar si skuadër pretendente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!