lajmeSport

“LIQENORËT SIGUROJNË VENDIN E TRETË DHE VAZHDOJNË GARËN MES MË TË MIRAVE TË GRUPIT B”

Ekipi i futbollit të Pogradecit mbyll me sukses fazën e dytë të kategorisë së parë në grubin B. Sot në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” u luajt ndeshja e fundit e kësaj faze ku Pogradeci arriti të triumfojë me rezultat të pastër 2-0 kundër skuadrës së Turbinës.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e dobët e liqenorëve,edhe pse patën disa raste shënimi nuk mundën t’i shfrytëzonin. Pasi filloi pjesa e dytë dukej se trajneri Abazaj i motivoi më së miri lojtarët pasi dukshëm ra në sy rritja e nivelit të lojës dhe rastet në sulm ishin më të shumta.

Në minutën e 67′ Shkullaku depërton nga e majta dhe shërben për Topllarin i cili e çon topin në rrjetë.Pogradeci nuk u mjaftua me një gol dhe e kërkoi të dytin me ngulm deri në fund. Në minutën e 84′ Balla fiton një penallti e cila ekzekutohet mjeshtërisht nga Jahaj dhe kështu vuloset rezultati 2-0.

Skuadra pogradecare e mbyll këtë fazë në vendin e 3-të dhe me 28 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje,me 9 fitore,1 barazim dhe 4 humbje. Kjo skuadër i ka kakuar objektivat e vendosura nga klubi dhe vetë trajneri,pasi në fillim të sezonit synohej një vënd në mes të tabelës,kështu që morali e optimizmi për të vazhduar me këtë ritëm janë të lartë.

Faza e tretë e kampionatit ndahet në dy grupe me nga katër skuadra dhe liqenorët do të marrin pjesë në katërshen e parë ku këto ekipe do të synojnë ngjitjen në kategorinë superiore. Ekipet që do të ndeshet Pogradeci janë Egnatia, Tomori dhe Besa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!