lajmeSport

Sport/ Mbyllen 6 sfidat e kategorisë së dytë të Grupit B

Janë mbyllur 6 sfidat e Kategorisë së Dytë të vlefshme për javën e 16-të në Grupin B. Labëria, Maliqi dhe Butrinti kanë bërë detyrën duke fituar ndeshjet e tyre e madje kanë fituar me goleada. Fitore ka marrë edhe Nafëtari në shtëpi ndaj Përmetit, por edhe Devolli me përmbysje ndaj Gramozit.


Skrapari-Delvina ishte sfida që u mbyll në barazim 2-2. Pas mbylljes së javës së 16-të, Maliqi vazhdon të kryesojë me 41 pikë, ndjek Butrinti me 40 pikë dhe Labëria me 32 pikë. Vendi i fundit e mbyll Skrapari me 6 pikë.

Kategoria e Dytë/ Java e 16-të Grupi B
Labëria-Memaliaj 4-0
Butrinti-Këlcyra 7-0
Naftëtari-Përmeti 2-0
Skrapari-Delvina 2-2
Gramozi-Devolli 1-2
Maliqi-Tepelena 4-0

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!