lajmeSport

Sport: Akademia e futbollit Pogradecar mund Skënderbeun

Akademia e futbollit pogradecar gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë furnizuese kryesore me futbollistë kryesorë për ekipin e Pogradecit. Kjo  edhe për atë se në këtë akademi kanë punuar e vazhdojnë të punojnë emrat më të njohur të futbollit në qytetin liqenor të cilët edhe duke pasur vetëm një fushë, edhe ajo tashmë e amortizuar kanë ditur të punojnë për të përgatitur futbollistë të talentuar.

Pjesa më e madhe e të cilëve gjatë këtyre viteve kanë mbajtur në grupin e ekipeve më të mira skuadrën pogradecare. Njëri prej tyre është edhe Erion Kreka, dikur futbollist i njohur me të riturit e Pogradecit e tani trajner i 13 vjeccarëve të kësaj akademie. Ekipi i 13 vjeccarëve ka mundur në pogradec skuadrën e Skënderbeut dhe pas kësaj fitoreje është në krye të renditjes.

Me këtë ekip bën me dije Kreka, luajnë 4 lojtarë të ekipit përfaqësues rajonal duke treguar kështu se që në këtë moshë janë piketuar talente që do të luajnë në një kohë të afër me të riturit pogradecarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!