lajmeSport

Ndeshja e radhës Skënderbeu-Kukës

Skënderbeu hyn në javën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Kukësit. Një takim ky tejet i rëndësishëm për korçarët në garën për të qëndruar në elitë dhe për të rikuperuar pikët e diferencën me rivalët. Korçarët vijnë nga një fitore me Apoloninë dhe morali është lart.


Por, ajo që e shton më shumë besimin tek ekipi i Memellit, është rikuperimi i Elvi Berishës, i cili e mbylli si i dëmtuar takimin me Apoloninë.

Berisha është bashkuar me ekipin ditën e djeshme pas seancave të diferencuara që ka zhvilluar dhe normalisht që pritet të testojë gjendjen në ditët në vijim. Rikuperimi i tij është tejet i favorshëm për ekipin e drejtuar nga Memelli, pasi në ndeshjet e fundit Berisha ka qenë një pikë kyçe e formacionit të korçarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!