lajmeSport

Skënderbeu kërkon maksimumin ndaj Kukësit

Skënderbeu po kërkon maksimumin në javët e mbetura dhe gjithçka do të nisë me një transfertë të vështirë përballë Kukësit. Një ndeshje në të cilën korçarët nuk duan të dalin pa pikë dhe aq më pak të shohin teksa rivalët për mbijetesë largohen më shumë. Në të tilla kushte fitorja e fundit në transfertë ndaj Apolonisë nuk do të vlente aspak nëse nuk do të vijohej me rezultate pozitive.

Këtë mendim ka kapiteni i Skënderbeut, Jorgo Meksi, i cili në një prononcim per Sot7 ka folur për dëshirën dhe mundësitë që ka Skënderbeu të kapë zonën e qetë me qëllim që të mbetet mes më të mirëve në këtë sezon të vështirë.

Për Meksin, jo vetëm takimi ndaj Kukësit, por të gjitha ndeshjet e mbetura, sidomos pesë javët e ardhshme, kanë një rëndësi të veçantë dhe janë javë përcaktuese ku do të vendoset shumëçka për sa i përket mbijetesës.

“Ne vijmë në këtë moment pas një fitoreje me shumë vlera pasi kemi bërë një hap të madh drejt objektivit tonë sezonal. Fitorja me Apoloninë në transfertë ishte thelbësore për vijimin e ndjekjes së këtij objektivi, por mund të mos ketë vlera nëse ne nuk bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura” .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!