AktualitetlajmeShendet

Pogradec/ 71 raste aktive me covid-19

Njesia vendore e Kujdesit Shëndetësor na bën me dije se nga data 29 Mars- 3 Prill raste pozitive me covid -19 në qytetin e Pogradecit janë 71. Numri i rasteve aktive në qytet është 165.

Të hospitalizuar 1 person
Numri i personave të izoluar 165 persona
Të shëruar në 24 orët e fundit 10 persona.

Gjatë kësaj javë janë krye në total 155 teste nga të cilat 29 janë teste PCR dhe 126 janë teste të shpejta (rapid)
Mjekia epidemiologe na ka bërë të ditur se shifrat e të infektuarëve janë në gjendje të stabilizuar.

Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor vazhdon bashkëpunimin me policinë në lidhje me monitorimin e personave të karantinuar si dhe komunikimin me mjekët e familjes në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të prekur me covid-19.


Sektori i epidemiologjisë vazhdon hulumtimin vatror si dhe evidentimin e kontakteve të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!