lajmePolitika

Braimllari nga Dvorani: Rilindja shkaterroi fermerin vendas.

Skemen e Rimbursimit te karburantit per fermerin po e perdore per fushate.
Interesi i tyre nuk eshte fermeri vendas por oligarkia dhe interesi personal.
Me 25 prill, LSI do te mbeshtese fermerin vendas dhe do te kete prioritet subvencionimin e drejtperdrejte.

Ju të gjithë jeni dëshmitarë sesi me të madhe Edi Rama apo edhe Rilindja, para tre muajsh ju tha që do ju subvencionoj për karburantin, për naftën. Çfarë ndodhi? Ishte thjesht një mashtrim. Tani po dëgjoja nga zona tjetër e Korçës, po i thonin që tollonat e naftës do i merrni pas 25 prillit.

Sepse edhe këtë gjë po e përdorin për fushatë. Pra është e qartë që Rilindja, Edi Rama, Niko Peleshi në Korçë, nuk e kanë mendjen tek fermeri vendas. Fermerin vendas e kanë lënë në harresë. Interesi i tyre është interes klientelist për të mbushur xhepat e tyre. Propagandojnë me të madhe dhe thonë që kemi rritur subvencionet. Kam dëgjuar nga Dvorani në fakt Niko Peleshin që thotë aplikoni për subvencione.

Por harron ky njeri që ka qenë 1 vit e gjysëm ministër bujqësie? Dhe në të gjithë kohën që ka qenë ministër bujqësie, nuk pati mundësinë apo nuk erdhi këtu të flasë me fermerët për t’i suportuar dhe mbështetur. Dhe kë? Zonën më prodhuese të Shqipërisë.

Ndaj çmimi i pesticideve është i lartë. Rimbursimi i karburantit nuk ndodh. Subvencionet nuk ndodhin, nuk shkojnë tek fermeri vendas. Por dhe në ato pak vende ku jepen, jepen në mënyrë klienteliste, jo aty ku e meriton fermeri, por tek interesi dhe oligarkët e qeverisë. Dhe nga ana tjetër, problemi tjetër që ka sot Dvorani është problemi i certifikatës së pronësisë, i tapisë, ku kjo qeveri i mashtroi në 2017 dhe nuk bëri asgjë.

Ndaj LSI angazhohet për të suportuar maksimalisht fermerin vendas, me qëllim që produkti i prodhuar në Shqipëri. MADE IN ALBANIA, të jetë produkt konkurrues në treg, duke mbështetur bujqësinë me 200 milion euro në vit.

Duke dhënë subvencione të drejtpërdrejta për fermerin, duke hequr akcizën e naftës dhe duke suportuar produktin vendas, me qëllim që të rritet cilësia e produktit vendas dhe fermeri ta shikojë qeverinë, si partnere në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe jo si një mjet për ta vjelur, apo për ta rrjepur qeveria. Ndaj unë ju ftoj të gjithëve ju që të bëhemi bashkë, që më 25 prill të votojmë numrin 6, të votojmë LSI-në, me qëllim që të ketë zhvillim fermeri vendas dhe me qëllim që bujqësia të shkojë në rrugën e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!