lajmePolitika

Edmond Spaho në Sheqeras” Me subvecionet në bujqësi do ulim kostot e prodhimit dhe do të nxisim tregjet”

Në takim me fermerët dhe banorët e fshatit Sheqeras kordinatori politik Spaho tha se në 8 vite të qeverisjes Rama, fshati dhe bujqësia kanë qenë sektorët që kanë vuajtur më shumë. 

“Me qeverinë e Lulzim Bashës, subvecionet e përvitshme prej 100 milion euro, që do të shpërndahen në bazë të sipërfaqes së tokës dhe prodhimit, do të sjellin ulje të kostove dhe zhvillim të tregjeve të shitjes.

 Do të akordohen 50 milion euro për sistemin vaditës kullues dhe mekanikën bujqësore ” tha zoti Spaho.

Në fjalën e tij kordinatori politik konfirmoi se masat e tjera ekonomike që do të ndërmerren që në fillim të qeverisjes do të sjellin daljen nga kriza të sektorit të bujqësisë.

“Do të ulim cmimin e energjisë  dhe do të zgjerojmë fashën në 300 kilovat orë për të mbështetur  familjet me pamundësi ekonomike. Lulzim Basha si kryeministër në  vendimin e parë, do të ulë çmimin e karburantit në 1200 lekë për litër. Do të rriten pagat dhe pensionet 25 përqind dhe dihmën ekonomike do ta çojmë në 160 mijë lekë, sepse është detyrim i shtetit të sigurojë minimumin e jetesës për ata që nuk kanë punë dhe të ardhura.

Zoti Spaho tha se me qeverinë e ardhshme, do  të ulen  pagesat  e sigurimeve shoqërore në 18 përqind nga 24 që janë aktualisht dhe do të zbatohen politika sociale që synojnë rritjen e familjes shqiptare. ” Për cdo lindje fëmijësh  familjet do të  paguhen  30 mijë lekë ne muaj per 5 vjet në mënyrë që të nxiten lindjet dhe të shtohet popullsia. Nga ana tjetër edukimi dhe arsimimi i fëmijve në Universitet për familjet me të ardhura ndën 640 mijë lek, do të përballohet nga shteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!