lajmePolitika

Andrea Mano dëgjon shqetësimet e fermerëve

Programi i PD do të shpëtojë sektorin e bujqësisë,duke mbështetur çdo fermer me subvencione dhe duke garantuar shitjen e prodhimit.

Ata që duhet të japin llogari për rrënimin e bujqësisë dhe falimentimin e ekonomive familjare këto 8 vite, i janë kthyer riciklimit të mashtrimeve për herë të tretë. 

Kandidati i PD Andrea Mano dëgjoi shqetësimet e fermerëve të Dvoranit,prodhimet e të cilëve po kalben në magazina,për shkak të mungesës së tregut.

Çmimi i lartë i naftës,plehrave kimikë dhe imputeve bujqësore,pasuar nga mungesa totale e mbështetjes nga qeveria,ka lënë stok pjesën më të madhe të prodhimeve bujqësore dhe frutave,të cilat nuk po shiten as nën kosto.

Të lodhur nga mashtrimet dhe revoltuar nga shpërfillja e qeverisë,e cila ju ka vënë lakun në fyt edhe me taksa,fermerët e Dvoranit janë në pritje të ndryshimit të politikave për sektorin jetik të ekonomisë së vendit.

Kandidati Andrea Mano garantoi banorët e Dvoranit se në 25 prill bujqësia do të  mbështetet me 100 milion euro çdo vit subvencione,duke ulur kostot e prodhimit dhe duke krijuar konkurueshmëri te lartë në treg.

Prej 25 prillit do të zerohen taksat për fermerët që punojnë tokën,ndërsa do të investohen 50 milion euro për rrugët mes parcelave.

Qeveria e Lulëzim Bashës do të ulë çmimin e naftës dhe imputeve bujqësore,duke i dhênë mundësi fermerëve tê nxjerrin në tregje produkte cilësore dhe me kosto të ulët.

Ata që mashtruan fermerët e Dvoranit me çertifikatat e pronêsisë dhe nuk kanë investuar asnjë lek në sistemin e vaditjes,meritojnë refuzimin masiv dhe ndêshkim shembullor në 25 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!