Aktualitetlajme

220 fermerë do të përfitojnë naftën pa akcizë

Në Qarkun e Korçës 220 fermerë do të jenë përfitues të naftës pa akcizë.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Vullnet Gjolla i cili pohoi se edhe 600 fermerë të tjerë janë në proces të miratuar dhe shumë shpejtë do të marrin kartën e përfituesit.


Gjolla pohoi se në vazhdim do të miratohen 200 fermerë në ditë pasi aplikimet kanë shkuar në 6658 fermerë.
Gjithashtu Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor ka pohuar për Televizionin Sot7 se kartën e naftës pa akcizë e përfitojnë të gjithë fermerët që kanë aplikuar, ndërkohë që jashtë këtij përfitimi kanë mbetur shumë pak fermerë të cilët nuk kanë paraqitur dokumentat e kërkuara.


Burime të siguruara nga Televizioni Sot7 tregojnë se nuk kanë përfituar karta të naftës pa akcizë të gjithë ata fermerë të cilët kanë sipërfaqe të vogla toke pjesa më e madhe e të cilave janë në fshatrat e Bashkisë Pustec si dhe në shumë fshatra të Njësive Administrative Malore të Juglindjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!