Aktualitetlajme

8 Prilli “Dita Ndërkombëtare e Romëve”

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve në qytetin e Pogradecit u zhvillua një aktivitet.
Valentina Mustafaj specialiste për Minoritetet shprehet se qëllimi i aktivitetit është të njohim vlerat e tyre etno-kulturore të trashëguar brez pas brezi.

Në këtë aktivitet e pranishme ishte dhe nënkryetarja e bashkisë Entela Gusho e cila na bën me dije që aktivitete të zhvillohen jo vetëm në ditën ndërkombëtare të romëve por edhe në ditët në vijim. Gjithashtu ajo i bën thirrje komunitetit rom që të jenë të pranishëm në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku dhe u vendos që data 8 prill të jetë, “Dita Ndërkombëtare e Romëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!