Aktualitetlajme

Zani Caushit i rrëzohet lirimi me kusht

Mbërrin në dyert e gjykatës së Korcës,Zani Caushi,një prej emrave më të njohur të botës së krimit i konsideruar si i forti i Coles.
Caushi ka mbërritur rreth orës 14:30 ndërsa seanca e sotme përkon me kërkesën e lirimit me kusht.
Seanca e fundit e Zani Caushit u shty pasi avokati ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë që do të shqyrtohet nga gjyqtari Selaudin Pysqyli.
Prokuror do të jetë Ervin Beqiri ndërsa do të mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

Rrëzohet kërkesa e Zani Caushit. Përfundon pas 45 minutave seanca e Zani Caushit.
Në këtë seancë është rrëzuar kërkesa e tij për të përfituar lirimin me kusht ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit për rrëzimin e kërkesës së tij.


Nga ana tjetër Zani Caushi në ditët në vijim ka një tjetër seancë të ndryshimit të llojit të sigurisë së burgut.
Nuk ka pasur sjellje shembullore, eshte denuar dhe disa here te tjera gjate kohes se vuajtjes te denimit. Nuk konsiderohet i rehabilituar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!