Aktualitetlajme

Banorët e Buçimasit ankohen për infrastrukturën

Banorët e rrugës “28 Nëntori” në Njësinë Buçimas shprehen se janë të pakënaqur nga pushteti vendor pasi problemet e tyre nuk kanë asnjëherë zgjidhje.
Mungesa e infrastrukturës dhe kanalizimet e ujrave të zeza janë problemet që banorët i kanë shfaqur herë pas herë edhe tek administratori i kësaj njësie.


Ata shprehen se premtimet jaën të shumta në kohë fushate por më pas çdo gjë ngelet në harresë.
Në ditët me reshje shiu vështirësitë janë më të shumta për këta banorë pasi ujërat e zeza ju futen edhe në shtëpi. Ata i bëjnë apel intitucioneve përkatëse që problemi i tyre të marrë një zgjidhje dhe mos ngelet më ne vesh të shurdhër.

Administratori i njësisë Administrative Buçimas Alfons Olldashi, është shprehur për Televizionin Sot 7 se është në dijeni të problematikave të shfaqura nga banorët e kësaj rruge , por shumë shpejt do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës së rrugës dhe kanalizimeve të ujërave të zeza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!