Ekonomilajme

Enver Qiraxhi: Nisin kurset profesionale

Në saj të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional në Korçë, Zyrës së Punësimit në Pogradec dhe Drejtorisë së Shkollës Teknike Profesionale “Enver Qiraxhi” në Pogradec, ditën e enjte në mjediset e kësaj shkolle u zhvillua ceremonia e fillimit të kursit profesional Kuzhine-Pastiçeri me punëkërkues të papunë të regjistruar pranë Zyrës së punësimit Pogradec.

Në ceremoninë e startimit të kursit përshendeti Drejtoresha Rajonale e Formimit Profesional Znj. Anxhela Taho,
Drejtori I Zyrës së Punësimit Pogradec Z. Drini Xhemollari dhe Drejtori I Shkolles Teknike Profesionale” Enver Qiraxhi” Z. Andon Temo.


Kohëzgjatia e kursit do të vazhdojë rreth 4 Muaj dhe kursantët do të trajnohen nga mësuesja e kësaj shkolle për drejtimin Kuzhinë-Pastiçeri Matilda Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!