lajmeSport

Informacione nga Skënderbeu

Skënderbeu është në garë për të shpëtuar sezonin në Superligë. Katër ndeshje nga fundi I sezonit, korçarët e shohin veten në vendin e tetë, teksa janë në “vallen” e mbijetesës se bashku me Apolonin, Bylys e Kastrioti. Paraqitjet e mira të këtyre ndeshjeve kanë shtuar edhe vëmendjen te lojtarët e drejtuar nga Migen Memelli.


Alfred Mensah, Elvi Berisha dhe Bekim Rexhepi janë emrat e përfolur per ne merakaton e veres.Dy të parët janë në pronësinë e Skënderbeut, teksa pistat jashtë Shqipërisë janë më të pëlqyerat, me korçarët që veç shpëtimit të sezonit duan të mbushin edhe arkat dhe shitja e lojtarëve të talentuar është një pistë.

Për gardianin Rexhepi gjërat janë ndryshe, me portierin që është në huazim nga Shkëndija e Tetoves. Më së pari Skënderbeu do duhet ta blejë lojtarin nga kampionët e Maqedonisë së Veriut, për të tentuar shitjen jashtë vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!