Aktualitetlajme

Kopshtet komunitare mbillen me produkte bio

Për të dytin vit rradhazi kopshtet komunitare tek Parku Japonez në Korçë do të mbillen me produkte bio. Bashkia e qytetit në bashkëpunim me World Vision sjellin këtë projekt, i cili ka pasur një impakt të gjërë. Janë familje të cilat me dëshirën e tyre mbjellin produkte të cilat më pas do të shkojnë për mencat sociale.

I pranishëm në këtë ceremoni kryebashkiaku Sotiraq Filo është shprehur se përveç familjeve këtë vit ka dhe një bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale të Agro-Biznesit për të zhvilluar nxënësit një pjesë të praktikës shkollore.

Stela Viso Lehtësuese Zhvillimi në World Vision thekson fakin se pas mbledhjes së produkteve, në panairin që do të zhvillohet do të ketë dhe nënprodukte, pasi nga eksperienca e një viti më parë, rezultoi shumë produktive.

Ky projekt i iniciuar në Korçë duhet të bëhet shëmbull për të gjithë vendin dhe se kërkesa e familjeve të cilat duan të marrin pjesë sa vjen dhe bëhët më e madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!