Aktualitetlajme

Informacione nga dy pikat e kalimit kufitar, Qaf-Thanë dhe Kapshticë

Vijon të jetë i lartë numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Zyrtarisht bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë lëvizur në të dy anët e kufirit më shumë se 3700 shtetas shqiptarë e të huaj.

Numri më i lartë i lëvizjeve ka qënë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me 1930 shtetas. Ndërkohë që nga Shqipëria kanë dalë 1803 shtetas. Pjesa më e madhe e të cilëve vazhdojmë të përdorin Maqedoninë e Veriut për të kaluar tranzit drejt Greqisë.

Për të përballuar fluksin pala shqiptare është duke punuar me pesë sportele ndërsa maqedonasit me katër.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të kapshticës kanë hyrë 317 shtetas dhe 116 mjete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!