Kulture/Artlajme

Biblioteka “Th. Mitko” në version online

Biblioteka Publike “Thimi Mitko” do të ofrojë për të gjithë akademikët, studiuesit por edhe studentët akses falas në informacionin dixhital.

E kontaktuar Jorida Tollkuçi drejtore e Bibliotekës publike “Thimi Mitko” është shprehur që tashmë biblioteka është bërë pjesë e Konsorciumit të Bibliotekave me partner organizatën jo-fitimprurëse “Informacioni elektronik për bibliotekat”.

Të gjithë përdoruesit e bibliotekës në ambientet e saj do të kenë të drejtën e aksesit për revistat dhe zhvillimin e studimeve ebooks.

Gjithashtu Tollkuçi ka bërë me dije se i gjithë materiali është në gjuhën angleze dhe përfshin informacione nga fusha të ndryshme studimore si ekonomi dhe financë, menaxhim biznesi, edukim, politika sociale, gjeografi por dhe shumë fusha të tjera. Biblioteka e re e Korçës është modeli i parë i modernizimit të bibliotekave në Shqipëri.

Të gjitha shërbimet që ofron kjo bibliotekë janë me sistem online dhe nuk ka më skedarë dhe katalogë manual. Biblioteka publike e qytetit të Korçës ofron për lexuesit 138 mijë materiale bibliotikare ndërkohë që gjithnjë e më shumë janë rritur bashkëpunimet me institucione të rëndësishme si Akademia e Shkencave të Shqipërisë e cila një muaj më parë dhuroi 800 libra të cilat mbulojnë fusha të studimeve albanologjike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!