lajmeSport

Sport/ Skënderbeu në mbijetesë

Sfida e zhvilluar në Laç ajo mes kurbinasve e korcareve vlente për javën e 33 të Superligës takim qe eshte mbyllur pa gola. Barazim ky qe i rri i mire skuadres se Memellit pas humbjeve te ballshioteve dhe krutaneve.

Ndeshje e cila nese ka shkuar te ky rezultat kjo ka ardhur edhe per meriten e portierit Rexhepi, që padyshim ka qenë heroi I miqve. Skuadra e Duros nuk e ka çarë dot mbrojtjen mike, që ka ndalur disa herë sulmet e Lushkjas, Mazrekaj apo edhe Xhixhës. Me këtë pikë Laçi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e tretë, teksa Skënderbeu ka barazuar Kastriotin në vendin e 7 me 31 pikë.

Humbaj e Bylis dhe pika e korçarëve ka bërë që Skënderbeu të shpresojë për mbijetesën këtë edicion. Ky duhet thene se ka qene takimi me kyc per korcaret ne kushte kur kane mbetur edhe tri jave per tu luajtur deri ne fundin e sezonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!