AktualitetlajmeShendet

Pogradec/ 68 fëmijë të prekur me Covid-19

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec, ka konstatuar 68 fëmijë të infektuar me Covid-19.


Burime të siguruara pranë Njësise Vendore të Kujdesit Shëndetësor na bëjnë me dije se gjatë vitit 2020 fëmijë të cilët ishin prekur nga koronavirusi kanë qenë 26.


Ndërsa gjatë muajve të parë të vitit 2021 fëmijë të cilët kanë rezultuar pozitivë pasi kanë kryer tamponin, kanë qëne 42.
Gjithnjë sipas burimeve edhe pranë pavionit të pediatrisë, na bëjnë me dije se fëmijë të prekur nga Covid-19 në muajin Shkurt kanë qenë 2 ,në Mars 4 dhe në Prill 3.


Fëmijët të cilët kanë rezultuar pozitivë nga Covid-19 kryesisht kanë qenë të infektuar nga familjarët, brenda vatrave familjare , por ka pasur konstatime edhe nga institucionet arsimore si kopshtet dhe shkollat.


Ndryshe nga të rriturit fëmijët nuk manifestojnë simptoma të rënda kur bien në kontakt me koronavirusin. Fëmijët të cilët kanë qenë të infektuar nuk kanë pasur komplikacione të rënda dhe kërcënime për jetën.


Fëmijët e infektuar janë ndjekur hap pas hapi nga stafi mjekësor i pediatrisë për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!