AktualitetlajmeShow-Biz

Përfundon me sukses edicioni i dytë i “Sot” në Tv Sot7

Ka përfunduar për të dytin vit me sukses emisioni i mëngjesit “Sot” i cili realizohet në Televizionin Sot7 nga gazetarja Sara Kovaçi.


Edhe një vit tjetër i mbushur me ngjarje jo vetëm nga qarku por edhe nga vendi ka gjetur hapësirë informative në Sot7. Muzika e zgjedhur, lojra telefonike me plot fitues edhe dhurata.


Të ftuar nga qarku dhe vendi kanë shoqëruar mëngjeset tuaja nga e hëna në të premte pa harruar këtu edhe shumë probleme apo shqetësime të banorëve të qarkut të Korçës të cilat kanë gjetur zgjedhuje nga pushtetarët vendor.
Një emision i përditshëm si” Sot” ka sjellë qindra orë transmetim edhe për një tjetër edicion televiziv si ky që sapo u mbyll me përqindje të madhe shikuesh në audiencë.


Fakt ky që tregohet nga numri i telefonatave live apo lidhjeve në kohë reale përmes rrjeteve tona sociale. Edicioni i tretë i emisionit të mëngjesit “Sot” në Sot7 do të rikthehet në fillim të Shtatorit me rinisjen e sezonit të ri televiziv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!