lajmeSport

Sport/ Korçaret godasin edhe një here në merkaton e verës.

Korcaret godasin edhe nje here ne merkaton e veres. Burime të sigurta bëjnë me dije se Skënderbeu ka afruar Murilo Augusto Lino Rosa.

Mesfushori 25 vjeçar ka dalë nga moshat e Corinthians, teksa ka luajtur edhe me Flamengon në Brazil lojtar qe e ka bere edhe Memellin të ndjehet fort mirë vetëm pak ditë para fillimit të fazës përgaditore. Për brazilianin thonë se është teknik dhe me vizion për lojën si dhe shumë bashkëpunues me pjesën tjetër të skuadres. Skënderbeu e mori lojtarin nga portugezët e Castelo Branco ekip ku ka luajtur deri tani.


Tanimë është zyrtare, me korçarët që e kanë federuar Murilon. Trajneri Memelli do ketë në mesin e fushës një tjetër lojtar të talentuar për sezonin e ri, teksa korçarët ndoqën të njëjtën rrugë si me afrimin e Jean Victor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!