Aktualitetlajme

Fluks i lartë në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndryshe nga herët e tjera, fluksi ka qenë më i lartë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me 4500 shtetas, duke regjistruar kështu hyrjet më të mëdha gjatë kohëve të fundit.

I lartë vazhdon të jetë edhe numri i daljeve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj.
Burime zyrtare per bëjnë me dije se nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 3770 shtetas.
Sipas burimeve, fundjava eshte ajo që krijon rradhë të gjata të udhëtarëve që kalojnë kufirin.

Sa I përket punëtorëve sezonalë, kalimi I tyre ka vijuar normalisht, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase.
Rregullat e kalimit vijojnë të qëndrojnë të njëjta si në hyrje ashtu dhe në dalje të shtetit fqinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!