lajmeSport

Sport/ Skënderbeu është në prag për të nisur përgatitjet për kampionatin e ri

Skënderbeu është në prag për të nisur përgatitjet për kampionatin e ri, të cilat do të kenë një tjetër intensitet ndryshe nga ato të sezonit të kaluar. Përgatitjet për korçarët do të fillojnë në datën 15 korrik në Korçë, me bardhekuqtë që do të grumbullohen atje për të nisur muajin intensiv të tyre.


Në aspektin teknik bardhekuqtë duket se janë bërë gati. Edhe Memelli nga ana e vet ka hartuar planin e punës për katër javët e përgatitjes. Por nëse gjithçka është gati nga ky aspekt, në anën organizative dukshëm situata është jo plotësisht “e kopsitur”. Ndonëse nuk ka asnjë shans tjetër për të shtyrë fazën përgatitore, Skënderbeu po kërkon të nxitojë për të mbyllur akomodimin e lojtarëve.


Për momentin që po flasim Skënderbeu nuk i ka ende të rezervuara dhomat e qëndrimit të futbollistëve, teksa gjithçka është liruar në fundin e sezonit të kaluar dhe nuk janë bërë ende kontratat për sezonin e ri. Po kështu qëndron edhe puna e restorantit ku lojtarët do të drekojnë apo darkojnë. Edhe restoranti ende nuk është rezervuar, prandaj duket se gjithçka është disi me vonesë. Korçarët duket se do të duhet në nxitojnë për të mbyllur gjithçka me qëllim që të mos gjejnë ambientin e papërgatitur kur ekipi të nisë grumbullimet.


LOJTARËT – Më 15 korrik korçarët do të nisin përgatitjet dhe deri atëherë ekipi duhet të jetë i kompletuar edhe për sa u përket lojtarëve. Vetë Memelli, por edhe presidenti Takaj janë duke nxituar për të mbyllur edhe dilemat e merkatos. Në kushte të tilla, pritet që brenda javës të mbyllet afrimi i dy brazilianëve që janë në pritje te Skënderbeu, por edhe rinovimi i kontratës së Marës. Këto duket se janë çështjet me të cilat korçarët do të merren këtë javë dhe gjithçka të jetë gati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!