lajmeSport

Sport/ Futbollisti E. Çekiçi mbyll pushimet në Pogradec

Pogradecari Endri Çekiçi ka mbyllur pushimet në qytetin e tij dhe është larguar drejt Turqisë.


Skuadra Ankaragucu , ku Çekiçi luajti një sezon ka rënë në kategorinë e parë ndaj dhe për këtë pogradecari është në kërkim të një skuadre tjetër në kategorinë Superiore turke.

Manaxherët i bëjnë me dije Çekiçit se janë në fund të bisedimeve në një skuadër tjetër në kampionatin turk, emrin e së cilës lojtari i Kombëtares sonë nuk e ben me dije.


“Kam pasur oferta nga ekipe italiane dhe gjermane, por zgjodha Turqinë edhe për atë, sepse jam përshtatur shumë në futbollin turk” . u shpreh futbollisti Endri Çekiçi.

Endri Çekiçi është ndalur edhe tek ekipi Kombëtar, ku tha se në ndeshjet e fundit e kam bindur tranierin Rea për të pasur më shumë minuta në këmbë.

Për 10 dite pogradecari i njohur Endri Çekiçi ka kaluar pushimet pranë familjes së tij në Pogradec.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!