Kulture/Artlajme

Korçë/ Çel siparin festivali i Muzikës Internacionale

Festivali i muzikes internacionale mbremjen e djeshme celi siparin ne teatrin Andon Zako Cajupi te qytetit te Korces.Per 4 nete me rradhe ne edicionin e tij te katert Mik Festival do te ndalet ne pika dhe atraksione interesante te juglindjes ku do te sjelle ritem interpretim dhe muzike te zgjedhur nga artistet pjesmarres jo vetem vendas por edhe te huaj.


Sopranoja me fame boterore Inva Mula njeherazi edhe drejtore artistike e ketij festivali teksa zbulon disa nga surprizat  e ketij viti,shton se Korca eshte qyteti ku gjithmone arti gjen vend.

Nata e pare u cel me muziken gjermane nen interpretimin e Elda Laro ne piano,ndersa ne violine Magdalena Heinz dhe Andre Robles ,per te vijuar me pas me tingujt e muzikes kubane  tek sheshi i pazarit te vjeter.

Po mbreme ne pazarin e vjeter festivali ka sjell edhe nje grup kubanez qe ka sjell nje vallet dhe kenget e ketij vendi.Mik Festival si gjithmone terheq shijen elegante te publikut korcar.Festivali i muzikes internacionale do te permbyllet ne nje koncert ne mes te liqenit tek ishulli Maligrad.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!