lajmeSport

Pogradec/ Ekipi i volejbollit të femrave nis stërvitjen në zonën e plazhit

Ekipi i volejbellit të femrave ka nisur stërvitjen në zonën e plazhit. Trajneri i ekipit Llazi Kërxhalli u shpreh u shpreh se përgatitja fizike e vajzave në këtë terren është e rëndësishme për të qenë të gatshme për kampionatin e cili fillon në fund të muajit Shtator fillim të muajit Tetor.


Ndërkaq një nga synimet kryesore është që ekipi i volejbollit pogradecar të marrë pjesë me ekipet më të mira të elitës shqiptare pasi për vite me rradhë kemi qënë kampion të volejbellit në grupmosha të ndryshme.


Një nga problemet e hasuara ka qënë mungesa e një tabele në këtë terren sportiv në mënyrë që turistët dhe qytetarët të jenë në djeni se atje është terren sportiv dhe fëmijët kanë të drejë të argëtohen në këtë ambient.

Sporti është argëtim, por volejbolli është sport i cili zhvillon shumë aftësi dhe shkathtësi të cilat janë me rëndësi të madhe për organizm të shëndoshë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!