Aktualitetlajme

Pogradec/ Ndërron jetë një foshnje në martenitet, procedohet penalisht mjekja

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

Lidhur me ngjarjen e foshnjës : Foshnja ka lindur 24 javëshe, dhe në kartelë është shkruar si abort. Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar pa jetë.

Pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija ska mundur të jetojë. Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti.

Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qënë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!