Aktualitetlajme

Korçë/ Divorcet drejt uljeve

Numri i kërkesave drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për zgjidhje martese ka shënuar ulje. Sipas informacioneve të dhëna nga organi i Drejtësisë, që prej fillimit të vitit e deri më tani, janë rregjistruar 91 çështje të cilat kanë përfunduar në divorc.

Pjesa më e madhe e kërkesave që i drejtohen gjykatës për zgjidhje martese kryhet nga bashkëshortet. Krahasuar me vitin e kaluar, numri ka shënuar ulje, duke qenë se në total në 2020, janë zgjidhur në Gjykatë 298 çështje. Prej tyre 110 kërkesa ishin depozitura nga bashkëshortët ndërsa 188 nga bashkëshortet.

Po nga të njejtat burime bëhet me dije se disa nga shkaqet kryesore që çojnë çiftet në zgjidhje martese, janë konfliktet dhe dhuna familjare, probleme besnikërie bashkëshortore, gjendja ekonomike pa përjashtuar edhe mospërputhjen në çift. Gjatë shqyrtimit të kërkesë padive, është zbuluar se konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur vitin e kaluar gjatë muajve të karantinës pasi kjo situatë ka ndikuar në debatet që bashkëshortët kanë pasur lidhur me arsyet ekonomike duke çuar deri në dhunë.

Janë grupmoshat nga 30 deri në 50 vjeç që depozitojnë numrin më të lartë të kërkesave për divorc. Numri i lartë i divorceve gjatë viteve të fundit është kthyer në një problem duke lëkundur fort institucionin e martesës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
error: Content is protected !!